Lajme

Flet avokati që deshi të fus telefonin në burg, “ishte i imi, e kisha harruar”


“Telefoni është i imi personal, por ka tre muaj që nuk është aktiv” ka deklaruar për Albanian Post, avokati Ymer Huruglica, të cilit oficerët korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan i ndalën një telefon, gjatë kontrollit për të vizituar të mbrojturin e tij.

“As që e kam ditë që e kam në qantë dhe as që ka bateri”, ka treguar më tej Huruglica.

“Kur ka dal në skaner ju kam thanë ‘Po i imi është’ dhe e paskam harruar”.

“Kjo është e vërteta”, ka vazhduar arsyetimin avokati Huruglica duke shtuar se “nuk jam pasur as idenë që është telefoni në qantë”.

Huruglica tregoi se “ka ditë që e kërkoj nëpër vende të ndryshme po nuk e gjeja” këtë telefon i cili “ka rastisur” të jetë në çantën e tij të punës, në ditën e vizitës në qendër paraburgimi.

“Telefoni mbar nr.049177*** kështu sikur e kam telefonin e Valës dhe ka me muaj të tërë që nuk e kam përdor, ndërsa 2-3 muajt e fundit është edhe i ç’kyqur nga Ipko”, përfundoi Huruglica.

Qendra e Paraburgimit në Gjilan

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan nga oficerët korrektues gjatë ditës së mërkurë është parandaluar futja e një telefoni përmes avokatit në këtë qendër.

Këtë e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ndërsa telefoni së bashku me kartelën është gjetur në çantën e avokatit.

“Oficerët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se avokati, Y.H, në çantën e  tij të dorës kishte një telefon mobil të tipit “Nokia” me Sim Kartelë, për të cilin dyshohet se tentonte ta fuste brenda qendrës”.

Ndërsa pas hetimit, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar provat materiale.

Kurse lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

Po ashtu, Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës, substancave narkotike, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla.

Telefoni i ndaluar nga Oficerët e korrektues në Qendrën e paraburgimit në Gjilan

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore