Lajme

Flamuri kuq e zi, në Veri të Mitrovicës


Zyra e ashtuquajtur “për Kosovën” në Serbi, ka lëshuar një shkrim për medie ku shkruan se në pjesën veriore të Mitrovicës, përkatësisht në Lagjen Boshnjake, janë vendosur flamuj kombëtar të Shqipërisë si dhe një i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është provokim i qëllimshëm dhe i rrezikshëm, synimi i së cilës është të provokojë reagim të pa balancuar nga populli serb në Veri të Provincës, të cilët kanë vuajtur nga dora e terroristëve të UÇK-së”, shkruhet në lajmërimin e kësaj zyreje.

Sipas kësaj zyre, “ky veprim është qëllim i Kurtit për të rritur tensionet në Veri, të provokojë incidente që të fitojë pikë politike”.

“Fakti se Kurti nuk është i mirëpritur në komunitetin serb dhe në Veri të Provincës, gjë që është obsesioni i tij, nuk mund të kompensohet nga veprime të tilla të vendosjes së flamujve”, thuhet më tej në lajmërim.

“Është e qartë që Kurti nuk është i interesuar në dialog dhe në normalizimin e marrëdhënieve, por është i interesuar të ndez edhe më tej tensionet, që tregon fytyrën e tij të vërtetë prej ekstremisti, të maskuar si politikan”, përfundon njoftimi, transmeton mediumi serb “Nova”.

Flamuj të Shtetit të Shqipërisë dh enjë i UCK-së, shihen të varur në lagjen Boshnjake, në Veri të Mitrovicës

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore