Mali i Thatë vijon të përballet me vatrat e mëdha të zjarrit që prej pesë ditëvë.
Tashmë flakët rrezikojnë përhapjen në pyjet e Parkut Kombëtar të Prespës.
Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Cara, në një deklaratë për mediat pas inspektimit të zjarrit ka dhënë detaje nga situata në terren.
Sipas tij, vatrat vijojnë të jenë aktive në një perimetër të gjerë dhe se dje është bërë e mundur ndërhyrja me helikopter.
“Situata vazhdon me vatrën e zjarrit aktive prej 5 ditësh, edhe pse kemi ndërhyrë nga toka dhe ajri, duke qenë se shtrirja është me një perimetër shumë të gjatë, mbetet aktive por me përmasa jo shumë të mëdha”.
Ai theksoi se ajo çfarë e bën të vazhdojë është fakti se kemi të bëjmë me një sipërfaqe me shkurre, ferra, bar të thatë, të cilën është e pamundur ta menaxhosh me mjete rrethanore dhe për këtë arsye, dje është aktivizuar helikopteri cougar.
Cara thotë se nëse do të jetë e nevojshme edhe sot do të ndërhyjnë me helikopter për shuarjen e flakëve.
Rreth 80 forca operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit që prej mëngjesit, nga tre bashkitë, Korçë, Maliq dhe Pogradec.
Forcat në terren po punojnë që zjarri mos të depërtojë në parkun e Prespës, zonë e mbrojtur.
“Pasi forcat operacionale të dislokohen, të shohin situatën në vendin e ngjarjes, do të na japin një informacion të detajuar sa i përket zhvillimit të kësaj vatre dhe më pas do merret një vendim nëse do të kërkohet një ndërhyrje e specializuar nga ajri ashtu si edhe ditën e djeshme e kemi bërë, apo është e mundur të lokalizohet brenda ditës së sotme deri në orët e vona të darkës”.
Cara specifikoi se nëse era “do të na favorizojë që të mos jetë aktive gjatë ditës, situata e zjarrit mund të ndërpritet dhe mali i Prespës mos preket nga vatra e zjarrit”.
“Nëse era do ta favorizojë është e mundur që zjarri mund të depërtojë në Prespë e cila është dhe zonë e mbrojtur, por drejtuesit e strukturave operacionale do të bëjnë vlerësimin në mënyrë që të aktivizojnë ndërhyrjen nga ajri që zjarri mos depërtojë në malin e Prespës pasi do të na krijonte probleme më të mëdha sa i përket lokalizimit dhe menaxhimit të saj”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit, dyshimet e para
-
Klosi zbardh emrat e anëtarëve të Kryesisë së re të PS-së dhe Sekretariatit
-
Stadiumi “Air Albania” plot, shiten të gjitha biletat për sfidën e Kombëtares me Gjeorgjinë
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Albin Kurti në tavolinë me Goran Vasiljeviç, të dyshuarin si bashkëpunëtor i BIA-s – i njëjti është punësuar edhe në Ministri te Liburn Aliu
-
Emrat e kundërshtarëve, Berisha: 12 drejtuesit e PD-së nuk kanë krahasim
-
Vizioni apokaliptik i Qeverisë izraelite: Shndërrimi i Bregut Perëndimor në Gaza
-
Osmani: Do të ishte më mirë që Martin Berishaj të largohej nga pozita derisa drejtësia ta japë fjalën e fundit