Pajisje

Fjala e fundit e teknologjisë për vitin 2021


Çka ka ndodhur këtë vit në botën e teknologjisë të jep idenë sikur shefat ekzekutivë të kompanive teknologjike kanë qenë frymëzuar nga ndonjë libër fantastiko-shkencor.

Por me çfarë gjetjesh teknologjike të së ardhmes së kësaj bote po mbyllet ky vit?

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, ka paraqitur disa nga opsionet më të përfolura të vitit.

Metaverse

Metaverse-i i referohet mjediseve digjitale të përbashkëta, zhytëse.

Përmes tyre, njerëzit mund të lëvrojnë mjedisin virtual dhe mund t’i qasen atij nëpërmjet realitetit virtual ose kufjeve të realitetit të shtuar ose ekraneve të kompjuterit.

Shumë shefa ekzekutivë të kompanive teknologjike kanë vënë bast se metaverse-i do të jetë pasardhësi i internetit në celular.

Termi u krijua në romanin distopian të titulluar “Përplasja e borës” i tre dekada më parë. Këtë vit, shefat e Microsoft-it e Match Group-it kanë diskutuar rolet e tyre në ndërtimin e këtij mjedisi në internet.

Dhe në muajin tetor, kompania mëmë e Facebook-ut e quajti veten Meta për të pasqyruar fokusin e tij të ri në metaverse.

Web3

Web3 përdoret për të përshkruar një fazë të ardhshme të mundshme të internetit.

Ndryshe internet i decentralizuar i ekzekutuar në zinxhirin e teknologjisë së mbajtjes së të dhënave.

Ky model, ku përdoruesit do të kenë aksione pronësie në platforma dhe aplikacione, mundet të jetë i ndryshëm nga interneti i sotëm, i njohur si Web2.

Te ky i fundit janë disa gjigantë të mëdhenj të teknologjisë si Facebook-u dhe Google-i që kontrollojnë platformat.

Audio sociale

Kompanitë e teknologjisë u shprehën lirshëm këtë vit në lidhje me mjetet për biseda audio të drejtpërdrejta, duke nxituar për të lëshuar veçori të tilla në platformat e tyre ekzistuese.

E gjitha ndodhi pasi aplikacioni i zhurmshëm, dikur vetëm me ftesë, Clubhouse, pa një rritje fillestare mes bllokimeve të COVID-19.

Aplikacioni kinez u kthye në shtëpizën e biseduesve virtualë.

NFT

Ky ishte viti i tyre. Ato shpërthyen në popullaritet.

Shenjat jo të këmbyeshme janë një lloj aseti digjital që ekziston në një blockchain, një rekord transaksionesh të mbajtura në kompjuterë në rrjet.

Në muajin mars, një vepër e artistit amerikan Beeple u shit për gati 70 milionë dollarë në Christie’s.

Ajo rezultoi në shitjen e parë të bërë ndonjëherë nga një shtëpi e madhe ankandi arti që nuk ekziston në formë fizike.

Decentralizimi

Me fjalë të tjera, transferimi i pushtetit dhe i operacioneve nga autoritetet qendrore si kompanitë apo qeveritë në duart e përdoruesve, u shfaq si një temë kryesore në industrinë e teknologjisë.

Ndryshime të tilla mund të ndikojnë ngado.

Kjo, duke filluar nga mënyra se si organizohen industritë dhe tregjet deri te funksionet e tilla si moderimi i përmbajtjes së platformave.

Prandaj dhe Twitter-i po investon në një projekt për të ndërtuar një standard të përbashkët të decentralizuar për rrjetet sociale, të quajtur Bluesky.

DAO

Një organizatë autonome e decentralizuar (DAO) është përgjithësisht një komunitet interneti në pronësi të anëtarëve të saj dhe funksionon në teknologjinë blockchain.

Këto komunitete përdorin kontrata inteligjente, pjesë kodi që vendosin rregullat e grupit dhe ekzekutojnë automatikisht vendimet.

Në muajt e fundit, kripto-grupi i financuar nga “Kushtetuta DAO” u përpoq, por dështoi të blinte një kopje të rrallë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një ankand të mbajtur nga Sotheby’s.

GameFi

GameFi është një term i gjerë që i referohet trendit të lojtarëve që fitojnë kriptovaluta, duke luajtur video lojëra.

Te to lojtarët mund të fitojnë para përmes mekanizmave të tilla si marrja e pjesë financiare për të fituar betejat në lojën popullore Axie Infinity.

ALTcoin

Ky term mbulon të gjitha kriptovalutat përveç Bitcoin-it, duke filluar nga ethereum, i cili synon të jetë shtylla kurrizore e një sistemi financiar të ardhshëm, te Dogecoin, një monedhë digjitale e krijuar fillimisht si shaka dhe e popullarizuar nga shefi i Tesla-s, Elon Musk.

FSD Beta

Ka qenë kompania Tesla që lëshoi një version testues të software-it të vet të përmirësuar Full Self-Driving (FSD), një sistem funksionesh të asistencës në drejtimin e automjetit.

Funksioni lidhet me ndryshimin automatik të korsive dhe marrjen e kthesave po ashtu në mënyrë të pavarur dhe u prezantua këtë vit edhe për publikun e gjerë.

Emri i software-it ka qenë i diskutueshëm, me rregullatorët dhe përdoruesit që kanë thënë se ai keqinterpreton aftësitë e tij pasi ende kërkon vëmendjen e shoferit.

Fabs

Ky është shkurtimi për fabrikat e prodhimit të gjysmëpërçuesve, i cili hyri në leksikun e zakonshëm këtë vit kur mungesa e çipave nga fabrikat u fajësua për mungesën globale të gjithçkaje.

Mungesa ishte e pranishme që nga makinat deri te pajisjet e tjera të vogla teknologjike.

Neto Zero

I popullarizuar këtë vit falë bisedimeve të klimës COP26 të OKB-së në Glasgow, termi nënkupton se një vend, kompani ose produkt nuk kontribuon në emetimet globale të gazeve serrë.

Kjo zakonisht arrihet duke ulur emetimet, si përdorimi i lëndëve djegëse fosile dhe duke balancuar çdo emetim të mbetur me përpjekjet për të thithur karbonin, si mbjellja e pemëve.

Për kritikët, çdo emetim është i papranueshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore