Përballje

Fitore në frymën e fundit nga Llapi dhe Drita


Ndeshjet e fundit të këtij viti në Superligën e Kosovës ishin shumë interesante dhe dramatike.

Dueli mes Llapit dhe Prishtinës ishte me shumë dramë dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:2.

Epërsinë të parët e morën Llapi pas një autogoli nga lojtari i Prishtinës, Benet Ismaili në minutën e 24-të.

Dy minuta pas golit të parë, Llapi shënuan për të dyfishuar epërsinë me Franciso Rivera.

Në minutën e 42-të, Shabani shënoi përsëri për Llapin nga një distancë e largët, por Var-i e anuloi pasi lojtari që po i bllokonte pamjen portierit të Prishtinës ishte në pozicion jashtë loje.

Një minutë pas golit të anuluar, Arlind Shabani shënoi për Prishtinën për të ngushtuar epërsinë në 2:1.

Në pjesën e dytë, në minutën 62-të, Prishtina barazuan rezultatin në 2:2 me anë të Sabien Lilaj.

Kur gjithçka dukej se kishte përfunduar, Kushtrim Shabani i dha fitoren Llapit në minutën e 96-të.

Në anën tjetër ndeshja mes Dritës dhe Ulpianës ishte po ashtu me shumë dramë ku gjilanasit gjetën fitoren në momentet e fundit.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Drita, por ata nuk gjetën golat e fitores deri në minutat e fundit.

Goli i parë u shënua në minutat e fundit të pjesës së parë, në minutën e 40-të me anë të sulmuesit Arbnor Muja.

Në fillimin e pjesës së dytë, në minutën e 51-të, Ulpiana barazuan rezultatin në 1:1 me sulmuesin Egzon Qerimi.

Pas mundësive të shumta të krijuara nga Drita, ata nuk arritën të shënojnë deri në minutën e 93-të, ku ata gjetën golin nga pika e penalltisë me Astrit Fazliun.

Për të përmbyllur ndeshjen u përkujdes Marko Simonovski, i cili shënoi për 3:1 në minutën 100-të.

Ndeshja mes Feronikelit dhe Drenicës përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Dueli ishte i dominuar nga Drenica por ata nuk arritën të shënojnë më shumë se dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 21-të me anë të mesfushorit Kreshnik Uka.

Ndërsa goli i dytë, erdhi në pjesën e dytë, ne minutën e 52-të me mesfushorin Fatlum Gashi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore