Përballje

Fitore me fatkeqësi për Utah Jazz


Ndeshja me të cilën filloi e premtja ishte me fatkeqësi për Jazz edhe pse e fituan ndeshjen përballë Indiana Pacers me rezultat 119:111.

Lojtari kryesor i Utah Jazz, Donovan Mitchell ka pësuar një lëndim ku luftonte për ta kapur topin para lojtarëve të Pacers.

Lëndimi nuk ishte aq i rëndë sa pritej pasi Mitchell do mungojë rreth vetëm dy javë.

Ndeshja ishte e baraspeshuar që nga fillimi deri në çerekun e katërt, ku Jazz morrën një epërsi për ta fituar ndeshjen përfundimisht.

Më të mirët te Jazz ishin Bojan Bogdanovic me 24 pikë, Rudy Gobert me 13 pikë e 23 kërcime dhe Donovan Mitchell me 22 pikë.

Ndërsa te Pacers më të mirët ishin Domantos Sabonis me 22 pikë e 15 kërcime dhe Caris LeVert me 24 pikë.

Dhe e premtja përfundoi me ndeshjen mes New York Knicks dhe Dallas Mavericks ku fituan të parët me rezultat 117:109.

Knicks ishin në epërsi në pjesën më të madhe të ndeshjes por kishin epërsi të vogël pasi Maverick nuk i lejonin ta fitonin ndeshjen aq lehtë.

Julius Randle ishte më meritori në fitoren e Knicks ku dha 44 pikë.

Më të mirët te Knicks ishin RJ Barret me 24 pikë e 8 kërcime, Julius Randle me 44 pikë, 10 kërcime e 7 asistime dhe Derrick Rose me 15 pikë e 5 asistime.

Kurse te Mavericks më të dalluarit ishin Luka Doncic me 22 pikë, 8 kërcime e 19 asistime dhe Kristaps Porzingis me 23 pikë e 12 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=z2RgQI5TLIw&ab_channel=MLGHighlights

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore