Përballje

Fitore bindëse nga Chelsea e Bayern, Juventus rrëmben tri pikët në fund


Kampioni në fuqi i Evropës, Chelsea u rikthye te fitorja, duke e deklasuar Malmo-n me rezultat 4:0.

Christensen në minutën e nëntë dhe Jorginho në të 21-tën nga penalltia i dhanë epërsinë e dyfishtë anglezëve në pjesën e parë.

Derisa në të dytën Havertz në minutën e 48-të dhe Jorginho përsëri nga pika e bardhë, vulosën shifrat përfundimtare në 4:0.

Me këtë fitore, Chelsea pozicionohet në vendin e dytë të Grupit H, me gjashtë pikë të grumbulluara, ndërsa Malmo ende nuk ka asnjë pikë.

Lider i këtij grupi mbetet Juventus-i, të cilët shënuan fitore në udhëtim te Zenit-t, në minutat e fundit të ndeshjes.

Ishte Dejan Kulusewski i cili shënoi golin e fitores për bardhezinjtë, katër minuta para se të përfundonte koha e rregullt.

Fitore me goleadë, arriti edhe gjiganti bavarez, Bayern Munich, të cilët mposhtën në udhëtim skuadrën e Benfica-s me shifrat 0:4.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola në këtë sfidë, por në të dytën, gjermanët realizuan plot katër herë.

Serinë e golave e hapi Leroy Sane në minutën e 70-të, i cili shënoi një gol spektakolar nga gjuajtja e ndërsa i dyti u shënua në portën e gabuar nga futbollisti i Benfica-s, Everton.

Lewandowski shënoi golin për 3:0 në minutën e 82-të, ndërsa tre minuta më vonë, Sane shënoi golin e dytë të tij personal, për rezultatin përfundimtar 0:4.

Kjo është fitorja e tretë e Bayern në po aq ndeshje, të cilët pozicionohen në vendin e parë në Grupin E, me nëntë pikë, ndërsa Benfica është në vendin e dytë, me katër pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore