Sport

Fiton Worley në Plan de Corones


Tessa Worley ka pushtuar gjigantin e Plan de Corones: në pistën Erta, francezia i parapriu zviceranes Lara Gut dhe italianes Marta Bassino, duke konsoliduar gjithnjë e më shumë pozicionin lider në klasifikimin e këtij specialitetit. Jashtë podiumit Mikaela Shiffrin. Kupa Botërore për femra do të kthehet të Shtunën me tatëpjetën Garmisch.

Francezja, me suksesin e saj të 14-të në karrierë, përfundoi garën me kohën 2’11”38, duke lënë pas zviceranen Lara Gut Behrami me 0”27 dhe italianen Marta Bassino me 0”73.

E katërta ishte amerikania Mikaela Shiffrin, e shtata Sofia Goggia, e ndjekur nga Federica Brignone, e cila pas vendit të tretë në manshin e parë, nuk u ngjit dot në vendin e dytë, duke paguar shumë për një gabim që në fillim dhe duke humbur më pas ritmin e duhur.

Por renditjen e përgjithshme e udhëheq Bassino me 460 pikë, e ndjekur nga Worley me 336. Kupa e Botës kthehet të shtunën me tatëpjetën Garmisch./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore