Lajme

Fitohet llotaria, me vlerë prej 127 milionë euro në Britaninë e Madhe


Një person me biletë llotarie në Mbretërinë e Bashkuar ka fituar çmimin prej 127 milionë euro nga EuroMillions.

Vetëm 15 lojtarë në Mbretërinë e Bashkuar kanë fituar ndonjëherë “jackpot-in” prej më shumë se 100 milionë euro, ndërsa rekordmeni, që ka fituar më së shumti nga një biletë llotarie është 226 milion euro në korrik.

Numrat fitues të së premtes ishin 07, 12, 13, 20 dhe 45.

Fituesit e tjerë prej më shumë se 100 milion euro këtë vit përfshinin fitimin më të madh të Lotarisë Kombëtare prej 226 milionë euro nga shorti i EuroMillions më 19 korrik dhe një jackpot prej 126 milionë euro nga shorti i 4 shkurtit, në të cilin të dy fituesit mbetën anonimë.

Çifti i Gloucestershire, Joe dhe Jess Thwaite festuan një fitore prej 213 milionë eurosh nga shorti i 10 majit, saktësisht një muaj përpara se një person në Mbretërinë e Bashkuar, i cili gjithashtu zgjodhi të mbetej anonim, të merrte 62 milionë funte në shortin e 10 qershorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore