Pajisje

Fitimet e Samsung-ut bien përtej parashikimeve


Kompania Samsung ka shënuar një rënie më të madhe se sa pritej në të ardhurat operative tremujore.

E gjitha vjen pasi rënia ekonomike ka ulur kërkesën për pajisjet elektronike dhe çipat e memories që hyjnë në to.

Dërgesat e çipave memorie të Samsung-ut ka të ngjarë të jenë nën pritjet tashmë të ulura dhe çmimet mund të bien më tej këtë tremujor.

Për analistët, kjo mund të ndodhë pasi klientët reagojnë ndaj rritjes së inflacionit, normave më të larta të interesit dhe efektit të pushtimit rus të Ukrainës.

Samsung-u është një pengesë për kërkesën globale të konsumatorëve dhe rezultatet e tij zhgënjyese paraprake i shtojnë një sërë uljesh të fitimeve dhe parashikimeve të zymta.

Kompanitë dhe konsumatorët janë shtrënguar që ndalojnë blerjet e reja dhe përdorin inventarin ekzistues, duke ulur dërgesat dhe duke sjellë një rënie të industrisë.

Sakaq, analistët presin që çmimet e çipave të memories të vazhdojnë të bien në tremujorin aktual, duke shkaktuar një rënie të mëtejshme në fitimet e tremujorit të katërt të Samsung-ut.

Dhe se kërkesa nuk pritet të rikuperohet deri në fillim të vitit të ardhshëm.

Javën e kaluar, rivali Micron Technology, u bë prodhuesi i parë i çipave të memories që shkurtoi zyrtarisht planet e tij të investimeve për vitin e ardhshëm.

Kurse rivali më i madh SK Hynix ka lënë të kuptohet për një shkurtim të mundshëm të investimeve.

Kompania do të publikojë të ardhurat e detajuara më 27 tetor, kur drejtuesit do të ofrojnë gjithashtu informime për mediat dhe analistët.

Sipas analistëve, Samsung-u mbetet i mbiekspozuar ndaj bizneseve të varura nga kërkesa, si telefonat celularë dhe çipat e memories që janë të prekshme ndaj rënieve ekonomike, në mungesë të një pjese më të madhe në prodhimin me kontratë afatgjatë të çipave.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore