Lajme

Fitime rekord nga energjia, BE-ja vendos taksë për kompanitë


Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë masa urgjente për të ngarkuar firmat e energjisë në fitimet e tyre rekord.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi britanik “BBC”.

Sipas multimedialit, ministrat evropianë kanë rënë dakord të taksojnë kompani të caktuara energjetike.

Mes masave të tjera, përfshihen edhe kursime të detyrueshme në përdorimin e energjisë elektrike.

Plani përfshin një taksë mbi fitimet e tepërta të firmave të karburanteve fosile dhe një taksë mbi të ardhurat e tepërta.

Këto, të bëra nga rritja e kostove të energjisë elektrike.

Paratë e mbledhura pritet të shkojnë për familjet dhe bizneset, shton BBC-ja.

Blloku evropian është i ndarë se si të kufizohet çmimi i shitjes me shumicë të gazit.

Të premten e 30 shtatorit, ministrat e energjisë të vendeve anëtare të BE-së u mblodhën në një takim të jashtëzakonshëm.

Ministrat u përpoqën të arrijnë një marrëveshje politike për projektin e masave të reagimit të propozuar nga Komisioni Evropian.

Danimarka, Gjermania dhe Suedia informuan kolegët e tyre për rrjedhjet e gazit në degët e Nord Stream-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore