Bota

Firmoset zgjatja e paktit bërthamor me SHBA-në nga Putin


Është firmosur nga presidenti rus, Vladimir Putin, zgjatja e traktatit bërthamor me SHBA-në (New Start), vetëm një javë përpara përfundimit të afatit të marrëveshjes së kaluar. Ky pakt, është i vetmi aktiv midis dy vendeve, përsa i përket testimeve bërthamore.

Të dy dhomat e Parlamentit të Rusisë, e kaluan unanimisht vendimin. Sipas planit, do të ketë një zgjatje me pesë vite të tjera, duke filluar nga shkurti i vitit 2020. Thirrje kishte bërë më parë Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për një konfirmim të angazhimit të dy vendeve në këtë traktat.

Përsa i përket palës amerikane, çështja nuk ka nevojë të kalojë në Kongres apo Senat. Kalimi bëhet nëpërmjet një urdhri ekzekutiv nga vetë presidenti. Rusia ndërkohë kishte nevojë ta shqyrtonte çështjen formalisht në Parlament.

Traktati, New Start, është nënshkruar në vitin 2010 nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama, dhe homologu i tij rus në atë kohë, Dimitry Medvedev. Ky pakt, cakton kufij të dyja vendeve në testimet bërthamore që mund të kryejnë.

Vendet nuk lejohet të lëshojnë më shumë se 1 mijë e 550 raketa bërthamore. Përsa i përket silurëve që mund të lëshohen, kuota është 700 në vit.

Biden-i, e ka deklaruar që në fushatën e tij presidenciale se marrëveshja e re me Rusinë ishte një ndër prioritetet. Rusia ndërkohë, ka bërë me dije edhe më parë se kishte për qëllim zgjatjen e traktatit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore