Pajisje

Firma izraelite e hamburgerëve me bazë bimore të printuar 3D


SavorEat, firma izraelite e teknologjisë ushqimore, ka prezantuar një sistem hamburgeri me bazë bimore, të personalizuar për çdo klient.

Gjetja e kthen atë në një nga kompanitë e para që përdor teknologjinë e printimit 3D për të gatuar ushqim.

Agjencia e lajmeve, “Reuters”, tregon se hamburgerët vegan nga kompani si Impossible Foods dhe Beyond Meat ngrihen dhe gatuhen më vonë në skarë.

Megjithatë, teknologjia e SavorEat prodhohet në vend nga një printer 3D i pavarur me tre fishekë që përmbajnë vajra dhe përbërës të tjerë.

Kështu që, klientët mund të zgjedhin sa yndyrë dhe proteina duan në çdo hamburger, i cili kërkon rreth gjashtë minuta për t’u përgatitutr.

“Është një përzierje e inovacionit të prodhimit alternativ të mishit dhe prodhimit digjital, ku gjithashtu mund të gatuajmë produktin”, ka zbuluar Racheli Vizman, shefe ekzekutive e SavorEat.

Sipas saj, hamburgerët e firmës janë bërë me një kombinim të proteinave të patates, qiqrave dhe bizeleve.

Në vitet e fundit, kërkesa për alternativa të mishit nga konsumatorët e ndërgjegjshëm për shëndetin dhe mjedisin është rritur.

Ndërkohë, startup-et alternative të proteinave kanë grumbulluar më shumë se tre miliardë dollarë në vitin 2020.

Redefine Meat, një tjetër kompani izraelite ka nisur muajin e kaluar të vendosë alternativa të tëra pa mish në restorantet evropiane.

SavorEat, i financuar kryesisht nga institucionet izraelite, ka deklaruar se produktet e veta do të shërbeheshin fillimisht në një zinxhir lokal hamburgerësh.

Gjithashtu kompania po bashkëpunon me firmën e shërbimit të ushqimit, Yarzin Sela, e cila furnizon kompanitë izraelite të teknologjisë së lartë.

Ndërkaq, do të lidhi një marrëveshje me Sodexo për t’i shërbyer hamburgerët e vet vegan në universitetet amerikane.

“Ekziston një segment në rritje i njerëzve që po përpiqen në mënyrë aktive të kërkojnë alternativa të mishit për të reduktuar konsumin e tyre të mishit”, ka thënë Vizman.

Dhe për këtë ka marrë si shembull rastin e popullsie së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që është afro një e treta e saj që ikushton vëmendje këtij aspekti të ushqyerjes.

Oded Shoseyov, kryetar dhe shkencëtar kryesor i SavorEat, ka treguar se firma po punon edhe për një version me bazë bimore të sallamit të mëngjesit për tregun amerikan.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore