Përballje

Fiorentina nuk pranon humbje, ndan pikët me Sassuolo-n


Ndeshja e parë e së dielës në Serie A mes Fiorentinës dhe Sassuolo-s përfundoi me rezultat të barabartë 2:2.

Ndeshja ishte dramatike, pasi Fiorentina ishin duke humbur 0:2, por kthyen rezultatin në pjesën e dytë.

Sassuolo dominuan në pjesën e parë, ku shënuan dy gola.

Goli i parë erdhi në minutën e 32-të me anë të Gianluca Scamacca.

Për të dyfishuar epërsinë u kujdes Davide Frattesi i cili shënoi vetëm pesë minuta pas golit të parë.

Në anën tjetër pjesa e dytë, ishte plotësisht e Fiorentinës, të cilët arritën të barazojnë rezultatin.

Goli i parë i Fiorentinës erdhi në minutat e para të pjesës së dytë, nga Dusan Vlahovic, i cili u asistua nga Lucas Torreira.

Goli i dytë, dhe goli i barazimit erdhi nga asistuesi i golit të parë, Lucas Torreira, në minutën e 61-të.

Shtatë minuta pas golit, Cristiano Biraghi mori kartonin e dytë të verdhë, dhe i la Fiorentinën me 10 lojtarë në fushë.

Momentalisht, Fiorentina radhiten në pozitën e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Sassuolo janë në vendin e 10 me 24 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore