Lajme

Finlanda, ‘vendi më i lumtur në botë’


Finlanda mbrojti titullin e saj si “vendi më i lumtur në botë”, përmes një viti të shënjuar nga pandemia dhe me besimin e njerëzve te njëri-tjetri.

Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara, të premten e 19 marsit, në Raportin Botëror të Lumturisë 2021, botoi trofeun e katërt radhazi për vendin nordik.

Finlanda deri më tani e ka tejkaluar pandeminë më mirë se shumica e vendeve. Ky shtet ka shmangur lockdown-et, të cilat ulën kënaqësitë e jetës në të gjithë globin.

Besimi ishte faktori kryesor që lidhi lumturinë dhe strategjitë e suksesshme anti-Covid-19. Duke besuar tek institucionet publike, por edhe pasur sa më shumë barazi tek të ardhurat, rezultoi e suksesshme në luftimin e virusit.

Spitalet nuk janë të mbingarkuar. Instancat përkatëse kanë arritur t’i mbajnë vdekjet nën 150 për 1 milion njerëz, krahasuar me mesataren globale prej 980. Danimarka, e cila doli e dyta, po ashtu e ka përballuar pandeminë relativisht mirë.

Dy metodat e renditjes të përdorura këtë herë tregojnë se ndryshimet në rezultatet e përgjithshme qenë modeste, “duke reflektuar si natyrën globale të pandemisë dhe një qëndrueshmëri të përbashkët përballë saj”.

Për shembull, 10 vendet e para në të dy metodat e përdorura ndanë nëntë kombe: Finlanda, Danimarka, Islanda, Zvicra, Holanda, Norvegjia, Suedia, Zelanda e Re dhe Austria.

“Ne duhet të synojmë për mirëqenie sesa për pasurinë e thjeshtë, e cila do të jetë e shpejtë, në qoftë se nuk bëjmë një punë shumë më të mirë për të adresuar sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Jeffrey Sachs, drejtori i Rrjetit të Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

“Pandemia na kujton kërcënimet tona globale mjedisore, nevojën urgjente për të bashkëpunuar dhe vështirësitë e arritjes së bashkëpunimit në secilin vend dhe globalisht. Na duhet urgjentisht të mësojmë nga Covid-19”, përfundoi Sachs.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore