Përballje

Finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave


Këtë të enjte do të zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare në konkurrencën e femrave në basketboll, ku do të ballafaqohen Prishtina dhe Ponza.

Vlen të ceket se këto dy skuadra, gjithashtu u takuan edhe në finalen e Superkupës së Kosovës në edicionin e kaluar.

Për të arritur në finale, skuadra e Prishtinës mposhti atë të Partizanit të Tiranës, me shifrat 73:76, ndeshje në të cilën prishtinaset ishin duke fituar me 15 pikë epërsi, por një rikthim i tiranaseve, bëri që loja të ishte interesante në fund.

Në anën tjetër, Ponza nga Peja në gjysmëfinale eliminoi Flamurtarin e Vlorës me rezultat 70:79, ndeshje kjo që u fitua me një rikthim në pjesën e dytë nga vashat pejane.

Kjo finale do të zhvillohet në Vlorë, me fillim nga ora 19:00.

Kujtojmë që kjo është hera e parë që organizohet Superkupa Mbarëkombëtare nga Liga Unike, kurse më pas do të fillojë Liga Unike te femrat me tri skuadra nga Kosova dhe tri nga Shqipëria.

Ndërkaq, Superkupa Mbarëkombëtare do të organizohet edhe në konkurrencën e meshkujve, ku gjysmëfinalet do të zhvillohen më 16 tetor, ndërsa finalja një ditë më vonë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore