Sport

Finalja e Ligës së Kampionëve përballë asaj të Super Bowl, amerikanët janë superior


Qëllimi i UEFA, sidomos në vitet e fundit ka qenë që ta ktheje finalen e Ligës së Kampionëve në një ngjarje globale, të ngjashme me atë të Super Bowl, në nivel ekonomik.

Në përballjen me shikueshmërinë të dy finalet janë afër. Liga e Kampionëve në finalen e 2018/19 u ndoq nga 94 millionë shikues. Ndërsa, Super Bowl u ndoq nga 96.4 milionë shikues.

Në shifrat ekonomike dallimi është shumë i qartë dhe i thellë mes kompeticioneve. Liga e Kampionëve në edicionin 2018/19 prodhoi të ardhura 2 miliardë e 853 milionë euro, nga të cilat 2.4 miliardë euro ishin nga të drejtat televizive dhe pjesa tjetër nga sponsorët, biletat etj.

Ndërsa, klubet që morën pjesë në kompeticion përfituan 1.9 miliardë euro. Pra, 32 klubeve pjesëmarrese u shpërndanë 1.9 miliardë euro.

Por, sa fitohet nga Super Bowl?

Në krahasim, NFL me finalen e Super Bowl në 2019, arriti të grumbullonte 17 miliardë dollarë, nga të cilat 5 miliardë janë vetëm nga të drejtat televizive. Klubet pjesëmarrëse përfituan nga 274 milionë dollarë.

Për të ndjekur këtë linjë zhvillimi, mbi të ardhurat, UEFA ka bërë ndryshime në formatin e Ligës së Kampionëve, që pritet të hyjnë në fuqi nga viti 2024.

Po ashtu, edhe projekti i Super Ligës së Europës kishte një synim të tillë, që do u jepte klubeve pjesëmarrese shuma të mëdha parash, në krahasim me atë që marrin aktualisht nga Liga e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore