Sport

Finalja e Conference League/ Edi Rama: Imazhi i Shqipërisë pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar mbi ndeshjen e kompeticionit Conference League, e cila do të zhvillohet në Tiranë. Ai shkruan se imazhi pozitiv i Shqipërisë dhe niveli i sigurisë ishin ndër arsyet kryesore përse finalja do të bëhet në Shqipëri.

Rama shkruan se vetëm para pak vitesh Kombëtarja e Shqipërisë duhej të “emigronte” jashtë sepse nuk kishte stadium të standardeve të pranuar nga UEFA apo FIFA, kurse tani pret finalen e një kompeticioni të rëndësishëm.

Roma dhe Feyenoord janë dy skuadrat finaliste të cilat do të përballen së bashku në finalen e Conference League. Ndeshja do të do të luhet në Tiranë më 25 maj te stadiumi “Air Albania”, i cili ka një kapacitet prej 21 mijë e 690 vendesh.

Sipas Ramës, nuk është vetëm stadiumi, i cili plotëson kushtet të presë ndeshjet ndërkombëtare, por është edhe “imazhi i Shqipërisë, niveli i sigurisë, shërbimit, ushqimit, nami ndërkombëtar i Tiranës, që janë sot pakrahasimisht më mirë se sa deri para disa vitesh”.

“Ne jemi të lumtur të kontribuojmë, që njerëzit në Evropë ta mësojnë se sa rrënjësisht ndryshe është Shqipëria nga perceptimi i krijuar për vendin tuaj në kohë të këqija”, citon kryeministri një nga të dërguarit e UEFA-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore