Sport

Finalja e Champions League, nis hyrja e tifozëve


Gjithçka duket gati për finalen e madhe të UEFA Champions League. Liverpool dhe Real Madrid do të përballen në stadiumin “Stade de France” për trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Teksa na ndajnë dhe dy orë nga fillimi i takimit, ka nisur hyrja e tifozëve të Liverpool-it.

Kjo do të jetë ndeshja e tretë finale mes dy skuadrave në këtë kompeticion. Në vitin 1981 ishin anglezët që triumfonin, 1-0. Një ndeshje e luajtur në po Paris, por në stadiumin “Parc des Princes”.

Në vitin 2018 ne Kiev, ishte Real Madrid-i që friumfonte 3-1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore