Përballje

Finalja e Champions League do të luhet në Paris


Saint-Denis, Paris, Francë

Finalja e këtij sezoni në Champions League do të luhet në Paris.

Ishte e paraparë që më 28 maj të këtij viti, Shën Petersburgi i Rusisë të organizonte ndeshjen më të rëndësishme për klube.

Mirëpo, sulmi rus mbi Ukrainën dhe nisja e luftës, bëri që UEFA të zhvendosë finalen nga Rusia në formë sanksioni.

Për të mos humbur kohë, organi më i rëndësishëm i futbollit Evropian iu fut punës për të gjetur destinacionin tjetër.

Ai do të jetë Parisi.

Kryeqyteti i Francës, në stadiumin e famshëm “Stade de France”, do të mirëpresë dy skuadrat më të mira të Evropës në luftën për titullin më të rëndësishëm për klube.

Në garë përveç Parisit ishin edhe Madrid-i, Katalunia dhe Londra, por vendimi tashmë është përfundimtar.

Kjo nuk është hera e parë që “Stade de France” organizon një finale të Champions League, pasi kjo gjë kishte ndodhur edhe në vitin 2006.

Atë botë, në finale përballeshin Barcelona dhe Arsenal.

Katalunasit fituan ndeshjen me rezultat 2-1, duke ngritur në qiell atëherë trofeun e dytë të Champions në histori të klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore