Sport

Finalet e kupave në Angli, me praninë e tifozëve


Finalet e Carabao Cup dhe FA Cup, që zhvillohen në mitikun “Wembley”, pas një viti e ca, do shohin fansa në ulëset e tyre.

Mbrëmë, u konfirmua që finalja e Carabao Cup, do ketë 8,000 fansa të pranishëm.

Ndeshja luhet më 25 prill, në orën 17:00, mes Manchester City-t dhe Tottenham-it.

Fansa në Angli kishte në disa stadiume edhe gjatë muajit dhjetor, por ato u mbyllën shumë shpejtë për shkak të versionit të ri të Covid-19 që u shfaq në ishull.

Ministria e shëndetësisë në Angli ka konfirmuar që këto dy finale do përdoren si “pilot” për rikthimin final të tifozëve në stadium.

Ndryshe nga finalja e Carabao Cup, FA Cup do ketë së paku 20,000 fansa që do lejohën në “Wembley”.

Anglia mendon që këto dy finale t’i përdor për rikthimin e tubimeve të mëdha këtë verë, në Euro 2020 dhe në Ëimbledon.

Plani është që në gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020, që zhvillohen në “Wembley”, stadiumi të ketë mundësi që të mbushet, të paktën me gjysëm kapaciteti.

Finalja e FA Cup do luhet më 15 maj.

Fituesit e Manchester City/Chelsea – Southampton/Leicester do përballen në duelin për trofeun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore