Aplikacione

Filtri i ri muzikor nga Spotify


Spotify do të vijë me një karakteristikë të re që do të lejojë përdoruesit të filtrojnë këngët e tyre të pëlqyera sipas zhanrit muzikor dhe gjendjes së humorit.

The Verge, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shpjegon se përmes tiparit të ri në Spotify, mund të dëgjohet një këngë e caktuar pasi të jetë vendosur gjendja e humorit që shoqëron përdoruesin.

Në mënyrë që veçoria të funksionojë, nevojitet që përdoruesi të ketë të paktën 30 këngë të pëlqyera. Në momentin që këto këngë gjenden në librarinë personale në Spotify, mjafton të përzgjidhen këngët e pëlqyera dhe një nga filtrat që renditen në krye të faqes.

Sipas The Verge, filtri i përzgjedhur mund të zëvendësohet sa herë që përdoruesi dëshiron ta ndërrojë atë me një filtër tjetër.

Në bazë të dëshirës së Spotify-it për të qenë aplikacioni që përmbush çdo lloj nevoje audio për përdoruesit, filtri i ri e bën aplikacionin më të dobishëm për përdorimin e përditshëm.

Disponueshmëria e filtrave, fillimisht do të jetë vetëm për tregjet anglishtfolëse duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore