Film

Filmi “Nomadland”, triumfon në “Oscars”


Filmi “Nomadland” i regjisores kineze, Chloe Zhao, ka marrë çmimin për “Filmin më të mirë” në ceremoninë e 93-të të “Academy Awards – Oscars”.

Filmi triumfues ishte i nominuar në gjithsej katër kategori – “Filmi më i mirë”, “Regjia më e mire”, “Skenari më i mirë” dhe “Montazhi më i mirë”, teksa ka fituar dy të parat.

Chloe Zhao, pas triumfit në dy nominime në këtë ceremoni të ndarjes së çmimeve, është bërë regjisorja e parë kineze dhe gruaja e dytë që ka fituar çmim “Oscars” për regjinë më të mirë të një filmi. Katheryn Bigelow, ishte gruaja e parë kineze fituese e këtij çmimi.

“Nomadland” ka prirë me çmime edhe gjatë edicionit të sivjetmë të ceremonisë prestigjioze të filmit, “Bafta”.

Filmi shpalos jetesën e nomadëve në Amerikë dhe personazhet janë karaktere të jetës reale, përfshirë edhe aktoren, Frances McDormand, e cila mori çmimin për “Aktoren më të mirë”, për paraqitjen e saj në skenat e filmit “Nomadland”.

Ndërsa, çmimin për “Aktorin më të mirë” e mori Anthony Hopkins për rolin e tij në filmin “The Father”.

Ndryshe, pas përfundimit të ceremonisë “Oscars”, vend zunë edhe kritikat rreth përzgjedhjes së fitueseve.

Shumë prej tyre shprehen pakënaqësinë për faktin se filmi “Quo Vadis, Aida?”, i cili pasqyron gjenocidin e kryer në Srebrenicë, nuk arriti ta rrëmbej çmimin për “Filmin më të mirë ndërkombëtar”.

Kritika pati edhe për “Dokumentarin me të mirë”, çmim të cilin e mori filmi  “My Octopus Teacher”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore