Film

Filmi kosovar “Hot Blood” po synon Netflix-in


Kompania e filmit në Kosovë, Ask Jack! Movie co, po synon Netflix-in, me serialin “Hot Blood” me regji të Jack Tahirit.

Historia vërtitet rreth një djali të ri, Trimit, i cili gjendet në telashe dhe i duhet të mbrojë nderin e tij dhe të shoqërisë. Ky serial mbart plot mistere deri tek zbardhja e së vërtetës, që e bëjnë Trimin një protagonist herë në rrugë të ligjit e herë jashtë tij.

Ai burgoset dhe fillon të hulumtojë mbi ngjarjen pas daljes nga burgu me qëllim për vetë-drejtësi.

Sipas produksionit, ngjarja e filmit është e bazuar në histori reale dhe aktrimi i protagonistit, Lirim Topalli, ka qënë në standartin e duhur për tju përshtatur pasi e ka përjetuar historinë duke transmetuar emocion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore