Film

Filmi i ri “Road House” me protagonist Jake Gyllenhaal


Jake Gyllenhaal

Nëntorin e kaluar, u publikua lajmi se Jake Gyllenhaal ishte në bisedime për të luajtur në një rifillim të filmit klasik të Patrick Swayze, “Road House”.

Tani, lajmi është zyrtarizuar dhe Gyllenhaal i është bashkuar kastit: Billy Magnussen, Daniela Melchior, dhe aktorëve të tjerë që do të luajnë në këtë film.

Sipas një përmbledhjeje, ”Road House” do të jetë “një riimagjinim” i filmit të vitit 1989.

Filmi “Road House” i vitit 1989

Doug Liman, i cili ka punuar në “The Bourne Identity”, “Edge of Tomorrow” dhe “Mr. & Mrs. Smith”, është regjisori.

Ndërsa skenari është duke u shkruar nga Anthony Bagarozzi dhe Charles Mondry nga “The Nice Guys”.

Filmi i ri ndjek një ish-luftëtar të UFC-së (Gyllenhaal) i cili “merr një punë si roje sigurimi në një shtëpi në Florida, por shpejt zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket në këtë parajsë tropikale”.

“Road House”, do të dalë në prodhim në Republikën Domenikane gjatë këtij muaji, dhe pas publikimit do të transmetohet në Prime Video.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore