Aplikacione

Filma dhe seriale pa pagesë te Tubi


Përmes aplikacionit të quajtur Tubi mund të shihen mijëra filma dhe seriale televizive pa pagesë.

Tubi bën të mundur transmetimin e filmave apo serialeve në kohën që zgjidhen për t’i parë pa kërkuar aksesin te karta e kreditit.

Sipas Google Play, “Tubi është shërbimi më i madh i transmetimit falas që përmban filma dhe seriale televizive të vlerësuara me çmime”.

Në aplikacion gjenden zhanre të ndryshme. Komedi, dramë, filma të animuar dhe filma klasikë duke ofruar kategori për një numër relativisht të madh shikuesish.

Projektuesit e aplikacionit bëjnë me dije se qëllimi i tyre është të lirojnë sa më shumë kategori shfaqjesh televizive dhe filmash pa pagesë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore