Lajme

Fillon takimi në Bruksel: Po përgatitet terreni për një nivelit të lartë thotë Lajçak


I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak

Pas fillimit të takimit mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se po përgatitet terreni për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë.

Diplomati sllovak ka shkruar në Twitter se në agjendë kanë disa tema që do të diskutohen.

“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një agjendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Takimi raportohet se ka zgjatur rreth dy orë dhe temat kryesore të diskutuara, përveç çështjes së targave, ishin edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe çështja e personave të pagjetur, raporton agjencia e lajmeve serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se baza e çfarëdo marrëveshjeje për targat duhet të ketë një parim elementar – reciprocitetin.

E ashtu-vetë-quajtura Zyrë “për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, mohon se pas gjashtë muajsh të zgjedhjes së përkohshme për çështjen e targave me ngjitjen e afisheve në simbolet shtetërore, kjo praktikë do të hiqet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore