Lajme

Fillon punën qendra e monitorimit turko-ruse në Nagorno-Karabakh


Hapja e qendrës monitorimit turko-ruse në Nagorno Karabakh

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, njoftoi të shtunën se ka filluar punën qendra e përbashkët e vëzhgimit turko-ruse, e krijuar për të monitoruar armëpushimin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Kjo qendër do të monitorojë zbatimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia, e miratuar me 10 nëntor pas luftimeve që zgjatën gjashtë javë. Është hapur në fshatin Merzilli të rajonit Aghdam.

Marrëveshja e 10 nëntorit

Sipas marrëveshjes, Armenia duhet t’i sigurojë Azerbajxhanit lidhje të sigurtë transporti përmes territorit të saj në Nakhchivan, e cila kufizohet kufizohet me Turqinë.

Marrëveshja kërkon kthimin e një pjese të konsiderueshme të Karabakh-ut nën kontrollin e Azerbajxhanit. Armenia të dorëzojë të gjitha rajonet që mbante jashtë rajonit.

Gjithashtu sipas saj, Rusia vendos rreth 2 mijë paqeruajtës për të paktën pesë vjet për të monitoruar marrëveshjen e paqes dhe për të ndihmuar kthimin e refugjatëve. Trupat ruse do të sigurojnë gjithashtu tranzit të sigurt midis Nagorno-Karabakh-ut dhe Armenisë në të gjithë rajonin Lachin.

Zhvillimi i konfliktit

Konflikti ndërmjet forcave azerbajxhanase dhe armene është zhvilluar për rajonin e Nagorno-Karabakh-ut dhe zonat përreth tij.

Nagorno-Karabakh-u është njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por ka qenë nën okupimin e separatistëve armenë për 30 vite.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave sovjetike, Azerbajxhanit dhe Armenisë, që nga viti 1991 kanë qenë të tensionuara, pasi ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakh-ut, i njohur ndërkombëtarisht si një territor azerbajxhanas.

Kur përplasjet e reja shpërthyen më 27 shtator, ushtria armene filloi sulmet ndaj civilëve dhe forcave azerbajxhanase, si dhe shkeli disa marrëveshje humanitare të armëpushimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore