Sport

Fillon grumbullimi i tifozëve të Roma-s para finales


Tifozët kryeqytetas të Roma-s kanë filluar të shkojnë drejt stadiumit “Air Albania”, ku do të nisë pas pak orësh edhe finalja e Ligës së Konferencës.

Pamjet sigurojnë që tifozët romanistë po vijnë nga drejtimi i Liqenit të Tiranës, ku gjendet edhe Fan-zone e tyre.

Në zonën jugore të stadiumit janë krijuar radhët e para të tifozëve verdhekuq, të cilët presin të hyjnë në “Air Albania”.

Më herët, ishin tifozët holandezë që mbushën shkallët e para të stadiumit në sektorin për karshi.

Kujtojmë që Roma është ekipi pritës, edhe pse ndeshja zhvillohet në Tiranë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore