Përballje

Fillojnë zyrtarisht kualifikueset evropiane për “Qatar 2022”


Për herë të parë pas nëntorit të vitit 2020, kombëtaret kthehen në aksion.

Këtë rradhë, tre muaj para EURO 2021, kombëtaret nuk do zhvillojnë miqësore, por do fillojnë kampanjën kualifikuese për kupën e botës “Qatar 2022”.

Në këtë mes bëjnë pjesë edhe dy përfaqësueset tona, Shqipëria dhe Kosova.

Sot, me ndeshjen Turqi – Holandë në orën 18:00, fillon rrugëtimi i kombëtareve evropiane për të arritur botërorin dimëror të vitit 2022.

Turqia dhe Holanda bëjnë pjesë në grupin G, bashkë me Letoninë, Norvegjinë, Malin e Zi dhe Gjibraltarin.

Në orën 20:45 zhvillohen edhe ndeshjet tjera të këtij grupi:

Gjibraltar – Norvegji dhe Letoni – Mali i zi.

Ndeshjet fillon edhe grupi A, me Portugalinë që pret Azerbaixhamin, dhe Serbinë që pret Irlandën.

Duke qenë se është grup me pesë skuadra, Luksemburgi në këtë javë pushon.

Edhe dy grupe tjera me pesë skuadra zhvillojnë sot ndeshjet, D dhe E.

Në grupin D, Franca pret Ukrainën, Finlanda pret Bosnjën, kurse Kazakistani pushon.

Në grupin E, Estonia pret Çekinë, kurse Blegjika pret Uellsin, me Bjellorusinë që pushon.

Grupi H, zhvillon tre ndeshjet e para.

Maltë – Rusi, Slloveni – Kroaci dhe Qipro – Sllovaki.

Përveç ndeshjes Turqi – Holandë, të gjitha ndeshjet tjera fillojnë në orën 20:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore