Bota

Fillojnë fluturimet Katar-Emirate të Bashkuara Arabe


Kompania ajrore Qatar Airways në një deklaratë njoftoi se të mërkurën kanë filluar fluturimet me avionë dy herë në ditë për në Dubai.

Fluturimet e avionëve nga Katari drejt Emirateve të Bashkuara Arabe pas ndërprerjes së transportit prej 3 vite e gjysëm, për shkak të krizës së Gjirit.

Me 20 janar, Ministria e Jashtme Egjiptiane ka lajmëruar se Egjipti dhe Katari do të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike.

Vendimi erdhi pas një marrëveshjeje midis Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit për t’i dhënë fund bojkotit ndaj Katarit.

Kriza e Gjirit

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Bahrejni dhe Egjipti ndërprenë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin më 5 qershor të vitit 2017.

Vendimi erdhi pas një marrëveshjeje midis Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Egjiptit për t’i dhënë fund bojkotit ndaj Katarit.

Egjipti rihapi hapësirën e tij ajrore për fluturimet e Katarit më 12 janar.

Egjipti dhe aleatët e tij i bënë thirrje Katarit të ndërpresë lidhjet me Vëllazërinë Myslimane, midis kërkesave të tjera kur u vendos bojkoti.

Grupi islamist, u shpall i jashtëligjishëm në Egjipt. Kjo ndodhi pasi drejtuesi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sisi udhëhoqi përmbysjen e Mohamed Mursi-t në 2013. Pas përmbysjes, al-Sisi u zgjodh president i vendit vitin e ardhshëm.

Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kishin përplasje me Katarin për konfliktin në Libi, ku ata kanë mbështetur fraksione kundërshtare në një konflikt civil. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore