Sport

Fillimi i fundit? Chelsea tërhiqet nga Superliga


Vetëm dy ditë pas formimit zyrtar të Superligës, vjen tërheqja e parë.

Klubi londinez i Chelsea-s ka vendosur që menjëherë të dorëhiqet nga ky kompeticion që konsiderohet pa ‘të ardhme’.

Presioni i madh nga fansat thuhet që ka shtyrë që Roman Abramovich të shkoj deri te ky vendim.

Blutë mbështetës të Chelsea-s sot protestuan ashpër ndaj Superligës, me banera nga më të ndryshmet në kërkim të eleminimit të këtij kompeticioni.

Mesaduket, protesta pati sukses.

BBC ka konfirmuar lajmin, duke shkruar se Chelsea po përgatit dokumentet e fundit për t’u larguar nga Superliga.

Arsye tjetër janë futbollistët, që ishin shumë të nervozuar me këtë vendim, duke u revoltuar ndaj drejtuesve të klubit.

Presioni i madh nga UEFA, FIFA, Boris Johnson dhe Premier League ishte një tjetër faktor i rëndësishëm.

Ky vendim do të trazoj ujërat përsëri në ditët më të çmendura të futbollit në shekullin 21.

Chelsea sonte zhvillon ndeshjen përballë Brighton, në kuadër të Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore