Boterori 2022

FIFA fshiu një postim për Messi-n pas kritikave nga tifozët e Ronaldo-s


Llogaria zyrtare e Kupës së Botës në Twitter është detyruar të fshijë një postim në lidhje me Lionel Messin, pasi u përball me reagimin e tifozëve të Cristiano Ronaldos.

Pasi frymëzoi Argjentinën në lavdinë e Kupës së Botës, Messi është aktualisht në qendër të vëmendjes pasi shumë tifozë mendojnë se ai tani ka siguruar statusin e tij si më i madhi i të gjitha kohërave.

Debati për GOAT ka vazhduar për vite me radhë pasi Messi dhe Ronaldo e kanë luftuar atë në krye të lojës gjatë karrierës së tyre të shkëlqyer.

Megjithatë, llogaria zyrtare e Kupës së Botës FIFA në Twitter bëri bujë pas ndeshjes finale të dielën.

Ata shkruajtën në Twitter: “Debati për GOAT është zgjidhur. Çmimi përfundimtar tani është pjesë e koleksionit. Trashëgimia është e plotë”.

Përderisa shumë tifozë ranë dakord me atë postim në Twitter, një mori tifozësh të Ronaldo-s shpejtuan të shfaqnin pakënaqësinë e tyre, duke e akuzuar FIFA-n si të njëanshme.

Një llogari e tifozëve të Ronaldos tha: “FIFA e fshiu këtë postim në Twitter pasi u thirr për njëanshmëri dhe reagim të ashpër.

Kujtojmë që Messi e fitoi trofeun e vetëm që i mungonte, Kupën e Botës me Argjentinën, derisa Ronaldo-s i mungon vetëm ky sukses.

Përveç që triumfoi në Katar me kombëtaren e tij, Messi u shpall edhe lojtari më i mirë i turneut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore