Boterori 2022

FIFA e përjashton nga Botërori gjyqtarin e ndeshjes Argjentinë – Holandë


Pas hapjes së hetimeve për ndeshjen Argjentinë – Holandë, FIFA ka urdhëruar që gjyqtari spanjoll, Antonio Matheu Lahoz, mos të ndajë më drejtësinë në Katar.

Ai u kritikua shumë në këtë ndeshje çerekfinale për sjelljet e tij, derisa ndau hiç më pak se 16 kartonë të verdhë (deri tek penalltitë).

Protestat e lojtarëve të të dyja skuadrave ndaj gjyqtarit nga Valencia, ka bërë që autoriteti më i lartë i futbollit në botë të hetojë arbitrimin e tij.

Sipas statistikave nga vetë FIFA, Lahoz është gjyqtari me më së shumti kartonë të verdhë të ndarë në një ndeshje.

Nuk janë vetëm kartonët që e panlizojnë spanjollin por edhe fakti që në fushë nuk tregoi autoritet për të vendosur qetësi.

“Është vendosur të hapet një hetim kundër Argjentinës për shkeljen e nenit 12 (sjellje jo të mira të stafit dhe lojtarëve) dhe 16 (prishje të rëndit dhe qetësisë).

“Gjithashtu është hapur hetim edhe ndaj ekipit të Holandës për shkeljen e mundshme të këto neneve. Një ndeshje shumë e vështirë për Antonio Matheu Lahoz për t’u gjykuar, për të cilin FIFA ka vendosur ta largojë nga Botërori”, shkruhet në reagimin e FIFA-s.

Në fund, Argjentina arriti të triumfojë në penallti, kështu duke vazhduar tutje në gjysmëfinale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore