Futboll

FIFA dhe konfederatat: “Ata që luajnë në Super Ligë do të ndalohen nga gara të tjera”


Një dokument shumë i ashpër, i nënshkruar nga presidenti i FIFA-s Gianni Infantino dhe gjashtë presidentët e konfederatave të futbollit kontinental (Aleksander Ceferin i UEFA-s, Lambert Maltock i OFC, Alejandro Dominguez i Conmebol, Vittorio Montagliani i Concacaf, Constant Omari për CAF, Shaikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa për AFC ) për t’i thënë jo Super Ligës Evropiane, shkruan:

“Një konkurs i tillë nuk do të njihet. Çdo klub ose lojtar i përfshirë në këtë garë nuk do të lejohet të marrë pjesë në ato të organizuara nga FIFA dhe konfederatat e tyre përkatëse”. Ligat botërore, evropiane, Champions dhe Europa Ligë, kampionatet dhe gjithë të tjerat.

Mesazhi është i qartë: një “Superligë” evropiane nuk do të lejohet.

“Edhe një herë dëshirojmë të ritheksojmë dhe theksojmë me forcë” – thuhet në një njoftim për shtyp – “se një konkurs i tillë nuk do të njihet nga FIFA ose nga konfederatat përkatëse. Si pasojë – dhe ky është hapi më i rëndësishëm – për çdo klub apo lojtar të përfshirë në këtë garë nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë garë të organizuar nga FIFA ose konfederatat e tyre përkatëse”.

Dhe këto janë praktikisht të gjithë ato që ne njohim: kampionate, Kupa Botërore, Evropiane, Champions dhe Europa League, vetëm në Evropë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore