Shqipëria

Fier: Pezullohen tre efektivë policie


Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar nga detyra tre efektivë policie me inicialet T. K., F. G. dhe G. Ç., me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Efektivët e shkarkuar ishin deleguar me shёrbim pёr shoqёrimin e 36 vjeçarit, i cili dy ditë më parë u akuzua se dhunoi gjyshen e tij.

Punonjësit e policisë, në kundërshtim me procedurat standarde të punës, kanё lejuar qytetarë dhe gazetarë të bisedonin dhe t’a pyesnin shtetasin e ndaluar brenda automjetit të policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore