Shqipëria

Fier/Arrestohet njё person për shfrytëzim prostitucioni


Njё rast i shfrytёzimit tё ambientit pёr prostitucion ёshtё zbuluar nё qytetin e Fierit. Shtetasi me iniciale M.Xh. 59 vjeç, me precedent tё mёparshёm penal shfrytёzonte shtetase tё ndryshme nё njё lokal qё e kishte marrё me qira.

Nё pranga janё vendosur dhe dy shtetase, njёra 33 vjeç dhe tjetra 55 vjeç, tё cilat pas kontrollove u kapёn nё flagrancё nё ambientet e lokalit. Dy gratё akuzohen pёr veprёn penale tё “Prostitucionit”.

Sipas burimeve tё policisё, shtetasi M.Xh., banues nё Fier ka qenё mё parё i dёnuar pёr veprёn penale “Rrёmbim personi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore