Auto

Fiat Chrysler dhe Archer, bashkë për makinën fluturuese


Fiat Chrysler Automobiles (FCA), koorporata italo-amerikane e automjeteve,  planifikon të bashkëpunojë me Archer, kompani ajrore në California, për të zvogëluar kostot e prodhimit të një makine elektrike fluturuese.

CNBC, agjensi lajmesh, bën me dije se bashkëpunimi do i mundësojë Archer aksesin në  zinxhirin e furnizimit me kosto të ulët dhe ekspertizës së inxhinierive të përparuara të Fiat Chrysler.

Avioni eVTOL, ndryshe nga avionët tradicionalë, përdor motorët elektrik për të furnizuar krahët rrotullues në mënyrë që të mundësohet procesi i ngjitjes dhe i zbritjes vertikale. Ai është krijuar me idenë për të zvogëluar bllokimin e trafikut dhe ndotjen.

“Elektrifikimi brenda sektorit të transportit qoftë në rrigë apo në ajër është e ardhmja e teknologjisë”, ka thënë Doug Ostermann, kreu i zhvillimit global të Fiat Chrysler.

Sipas CNBC, eVTOL pritet të funksionojë si taksi ajrore për rrugë të shkurtra duke ndihmuar në reduktimin e bllokimit të rrugëve. Kompanitë kanë planifikuar që avioni të transportojë pasagjerë për 60 milje me shpejtësi deri në 150 mph.

Lidhur me kushtet financiare të marrëveshjes midis dy kompanive nuk bëhen të njohura./AlbanianPost.com                      

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore