Sport

Agim Agushi dhe nipi i tij sfidojnë rekordin e Guinness – “Zhonglimi i topit në çift”


Më prill 8 prill në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, sportistët Agim Agushi dhe nipi i tij, Bujar Ajeti, do të tentojnë të sfidojnë rekordin e Guinness në disiplinën “Zhonglimi i topit të futbollit në çifte”.

Kjo tentativë vjen pas rekordit momental të Guinness në kohë prej 32 minuta e 11 sekonda, i cili u arrit më 7 mars të vitit 2020, po ashtu nga Agim Agushi, derisa në çift ishte bashkë me nipin tjetër të tij Leotrim Agushin.

Agim Agushi për Albanian Post tha se pretendojë vetëm ta thyejnë rekordin me nipin e tij Bujarin.

“Rekordi paraprak ka qenë 32 minuta e 11 sekonda, që e barti unë me Leotrimin, andaj ne do të pretendojmë që të shkojmë më lartë për të thyer këtë rekord së bashku me Bujarin. Nuk besoj që do ta zgjasim më shumë se 35 minuta”, tha Agim Agushi për Albanian Post.

Agim Agushi, i cili tashmë është i njohur për rekordet e tij në Guinness në disiplina të ndryshme, i është mirënjohës për përkrahjen shtëpisë më të madhe të futbollit në vend.

“Federata e Futbollit të Kosovës na ka ofruar mbështetje dhe do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet që nevoiten për të hyrë në Librin Guinness”, përfundoi Agim Agushi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore