Sport

FFK prezanton logon dhe fanellat e reja te Kosovës


Federata e Futbollit te Kosovës të martën në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, kanë prezantuar logon e re dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës.

Kryetari Agim Ademi së bashku me krerët e FFK-së kanë zbuluar logon e re para ndeshjeve kualifikuese te Kosovës për “Katar 2022”.

Kujtojmë që logo e fundit ka qenë e publikuar tri vite më parë.

Krahas logo-s në ambientet e stadiumit është bërë edhe prezantimi i fanellave që Dardanët do të mbartin në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Për dizajnimin e fanellave është përkujdesur kompania tashmë e njohur “Fourteen”, që kishte bërë edhe fanellat e kaluara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore