Muzikë

Festivali i “Sanremo-s” shtyhet në prill të 2022


Festivali i famshëm italian i këngës, Sanremo, mund të shtyhet për në fillim të prillit.
Arsyet, përveç urgjencës Covid-19, lidhen gjithashtu me një dispozitë specifike të bashkisë së Sanremos, e cila do t’i kërkojë RAI-t të shtyjë festivalin në mes të pranverës, në një periudhë në të cilën, me shpresë numrat do të jenë më shumë nën kontroll.

Festivali i Sanremos është zhvilluar për 70-vite me radhë, si një kujtesë e bukur artistike. Por këtë vit organizimi i tij, pritet të jetë ndryshe.

Mungesa e publikut në sallë ka pasoja direkte në ekonominë e qytetit dhe në vetë buxhetin e festivalit.

Dyshimet për edicionin e ardhshëm të Sanremos, alarmojnë edhe vetë organizatorët.

Në fakt, vetë prezantuesi i njohur,  Amadeus dhe Fiorello, kanë shpjeguar urgjencën e pjesëmarrjes së publikut për një ngjarje kaq të rëndësishme, e cila për momentin duket jo e mundëshme, pikërisht për shkak të kurbës së ngjitjes të virusit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore