Muzikë

Festivali i Sanremos zbulon emrat e fituesëve, Ermal Meta në top treshen finaliste


Zitti e buoni – është kënga me të cilën grupi i rokut, Maneskin, triumfuan në edicionin e 71-të të festivalit të Sanremos.

Në vendin e dytë u radhitën Francesca Michielin dhe Fedez më këngën “ Chiamami per nome”, ndërsa kantautori me prejardhje shqiptare, Ermal Meta, zuri vendin e tretë me performancën e këngës së tij “Un millione di cose da dirti”.

Emri i Ermal Metës, ishte ndër më të lakuarit për potencën e fitorës gjatë periudhës së netëve finale të festivalit të Sanremos për vitin 2021. Madje, magazina të shumta kanë shkruar për përfundimin e tij në vendin e tretë.

“Ermal Meta, i cili ishte padyshim favoriti i madh para mbrëmjes së sotme,përfundoi vetëm në vendin e tretë”, është shkrimi që ka publikuar magazina “Escxtra”, e cila merret në veçanti me çdo detaj rreth Eurovision-it dhe festivaleve të tjera evropiane.

Ndryshe, Meta ka lindur në qytetin e Fierit, në Shqipëri, por më pas ai bashkë me familjen shkuan të jetojnë në Itali ku edhe ka ndërtuar karrierën e tij.

Ai ishte anëtar i disa bendeve italiane si; Ameba4 dhe La Fame di Camilla.

Meta, është i njohur për kompozimet e tij të bëra enkas për artistët italian.

Në karrierën e tij deri më sot, Ermali, numëron tri albume – Umano (2016), Vietato morire (2017) dhe i fundit ishte, “Non abbiamo armi” i publikuar në vitin 2018.

Albanian Post – ju sjell rënditjen e klasfikimit të artistëve pjesëmarrës në edicionin e sivjetëm të festivalit gjigand të Sanremos.

1. Måneskin – Zitti e buoni

2. Francesca Michielin & Fedez – Chiamami per nome

3. Ermal Meta – Un millione di cose da dirti

4. Colapesce & Dimartino – Musica leggerissima

5. Irama – La genesi del tuo colore

6. Willie Peyote – Mai dire mai (La locura)

7. Annalisa – Dieci

8. Madame – Voce

9. Orietta Berti – Quando ti sei innamorato

10. Arisa – Potevi fare di più

11. La Rappressentante di Lista – Amre

12. Extraliscio ft. Davide Toffolo – Bianca luce nera

13. Lo Stato Sociale – Combat pop

14. Noemi – Glicine

15. Malika Ayane – Tu piaci così

16. Fulminacci – Santa Marinella

17. Maz Gazzè & Trifluoperazina Monstery Band – Il farmacista

18. Fasma – Parlami

19. Gaia – Cuore amaro

20. Coma_Cose – Fiamme negli ocche

21. Ghemon – Momento perfetto

22. Francesco Renga – Quando trovo te

23. Gio Evan – Arnica

24. Bugo – E invece sì

25. Aiello – Ora

26. Random – Torno a te

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore