Përballje

Festë golash në Bologna, triumfon Fiorentina


Fiorentina ka fituar duelin kryesor të ditës në Serie A, duke mposhtur Bologna-n në ndeshjen direkte për vendin e pestë.

Ndeshja prodhoi shumë spektakël, me të dy skuadrat që luanin të hapura dhe krijonin shumë raste.

E para golin do ta gjente Fiorentina, me anë të Maleh, në minutën e 33-të.

Skuadra nga Firenze ishte edhe dominuese e pjesës së parë, por atë nuk arriti që ta mbyllë në epërsi.

Barrow barazoi për Bologna-n vetëm pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë.

Në barazim 1-1 skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve.

Fiorentina u shfaq më mirë në pjesën e dytë, duke e gjetur golin vetëm shtatë minuta pas rifillimit të takimit.

Biraghi ishte ai që gjeti rrugën e rrjetës për epërsinë e dytë të Fiorentina-s.

Në minutën e 67-të, rrugën e rrjetës do ta gjente edhe i përhershmi Dusan Vlahovic.

Serbi ishte i sakt nga pika e 11-metërshit, për të ngritur rezultatin në 1-3.

Bologna gjeti edhe golin e dytë me anë të Hickey-t, në minutën e 83-të, por nuk kishte forcë që të merrte diçka nga ky takim.

Me këtë fitore Fiorentina ngjitet përkohësisht në vendin e pestë me 27 pikë, deri sa Juventus-i të zhvillojë ndeshjen e saj.

Bologna mbetet e teta me 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore