Boterori 2022

Festa në Buenos Aires nuk kalon pa pasoja, raportohet për dy të vdekur dhe disa të plagosur


Festa e ‘çmendur’ në rrugët e kryeqytetit argjentinas, Buenos Aires, pas suksesit të tyre në Kupën e Botës, nuk ka kaluar pa pasoja.

Deri më tani raportohen dy tifozë të vdekur dhe disa tjerë të plagosur rëndë, derisa një pesë-vjeçar thuhet se është në koma.

Njëri nga të mbyturit, ishte një tifoz që kishte ngecur në rrotat e një motoçiklete nga një flamur i madh.

Një tjetër 20-vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e një shtëpie.

Një tjetër u plagos rëndë pasi mori një plagë me thikë pranë Monumentit të Gjeneralit San Martín.

Gjithashtu raportohet edhe për shumë persona të arrestuar për dhunë, derisa nuk mungojnë as pjesëtarët e policisë të plagosur.

Policia reagoi duke shpërndarë turmën me plumba gome pas dhunës.

Ndërkaq, sa i përket paradës me autobus të hapur, futbollistët dhe stafi u detyruan që ta shihnin ngjarjen me helikopter nga lartë, pasi që ishte e pamundur të kalohej në rrugët e kryeqytetit.

Raportohej se mbi 4 milionë njerëz ishin nëpër rrugët e Buenos Aires për ta pritur kombëtaren e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore