Shqipëria

Festa e Sulltan Novruzit/ Lutja e Baba Mondit shkon për përfundimin e luftës në Ukrainë


Baba Mondi, kryegjyshi botëror i bektashinjve, ka mbajtur fjalën e tij në festimet e ditës së Sulltan Novruzit.

Lutjet e tij kanë shkuar për luftën në Ukrainë.

Ai është lutur që lufta të përfundojë dhe se kryegjyshata e familjet bektashiane do të jenë të hapura për të pritur njerëzit në nevojë.

“Lutemi që lufta në Ukrainë të përfundojë. Familja duhet të jetojë e lumtur dhe jo e ndarë. Imam Aliu thotë, mos u bëj rob i të tjerëve kur Allahu të ka lindur të lirë. Me këtë mesazh lutjeje, ju siguroj që Kryegjyshata do të ketë derën e hapur për familjet në nevojë”, ka thënë ai.

Dhe se “zemrat e bektashinjve do të jenë të hapura për këtë popull”.

S’kanë munguar as lutjet për Shqipërinë, ku urimi i tij është që ditët të jenë sa më të begata dhe të mbizotërojë shpresa.

“Lutjet tona shkojnë për Shqipërinë, që begatia, harmonia e shtruar këtë ditë të begatë të mos mungojë. Ne po rrëfejmë dhe kemi bashkuar dy familjet, duke lutur për të dhënë forcë dhe shpresë”, ka vijuar lutja.

“Lulëzimi i kësaj dite të re të lulëzojë shpresa të reja. Ndihmo që të ndihmohemi, Imam Ali, Zoti ju bekoftë të gjithëve Amin!”, ka përmbyllur lutjen Baba Mondi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore