Auto

Ferrari nxjerr Tailor Made 812 Superfast


Ferrari, markë italiane e automjeteve sportive, ka bërë të njohur për publikun modelin premium Tailor Made Ferrari 812 Superfast.

Ferari e përshkruan modelin e ri si “martesë e përsosur e elegancës dhe adrenalinës së pastër”.

Pjesa e brendshme e makinës luksoze, me vendosjen e GT-së, ka shtuar akoma dhe më shumë rehatinë, sipas CarBuzz, faqe dedikuar automjetev.

“Ky version i Tailor Made mburret me lëkurën Heritage Ghianda me ndërfutje të lëkurës Kvadrat Umami”, dallon CarBuzz.

Për sa i përket pjesës së jashtme, ngjyra e bojës e zgjedhur për Tailor Made 812 Superfast është Verde Pino e shoqëruar me vijëzime të dizajnit në ngjyrë të artë.  Kjo përzgjedhje shërben si një rifreskim i ngjyrës klasike të kuqe të Ferrari-t.

Motori i Tailor Made 812 është 6.5 litërsh V12 me aspirim natyror dhe arrin 789 kuaj fuqi me 62 milje në orë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore