Sport

Fernando Alonso i nënshtrohet operacionit


Piloti i Formula 1, Fernando Alonso, do t’i nënshtrohet një operacioni në nofull së shpejti.

40-vjeçari do të largoj pllakat e titaniumit nga nofulla e tij, pasi ato iu vun gjatë vitit të kaluar pas një aksidenti që kishte pësuar me biçikletë.

Në shkurt të vitit 2021, Alonso ishte aksidentuar në Zvicër, në përgatitje e sipër për sezonin e ri.

Dy herë kampioni i botës kishte vështirësi, por arriti që të kthehej në kohë për sezonin e vitit të kaluar.

Spanjolli zbuloi gjatë Le Mans 24 virtual që ky do të jetë operacioni i fundit për këtë problem.

Fernando Alonso kaloi një sezon shumë të mirë me Alpine, duke u rikthyer pas dy viteve mungesë në sport.

Spanjolli këtë edicion e ka bërë të qartë synimin e tij, dhe ai është titulli kampion.

Alonso shpreson që me ndryshimin e rregullave në Formula 1, Alpine do të arrijë të ndërtojë një makinë të denjë për të qenë në luftë për titull.

Pas operacionit, Alonso do të fillojë stërvitjet personale në palestër, para se të kthehen për testimet parasezonale në muajin shkurt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore