Sport

Fernando Alonso do t’i bashkohet Aston Martin-it në vitin 2023


Dy herë kampioni botëror Fernando Alonso do t’i bashkohet Aston Martin në vitin 2023 me një kontratë shumëvjeçare.

Alonso i Spanjës, 41 vjeç, i cili aktualisht është me Alpine-Renault, do të zëvendësojë Sebastian Vettel pas daljes në pension të gjermanit në fund të sezonit.

Alonso, kampion i F1 në 2005 dhe 2006, u kthye në F1 në vitin 2021 pas një pauze trevjeçare.

“Unë kam ende ambicjen për të luftuar për të qenë në front”, tha Alonso, i cili është i 10-ti me 41 pikë këtë sezon.

Kujtojmë se në këtë sezon, Max Verstappen është bindshëm garuesi më i mirë, i cili është 80 pikë përpara Charles Leclerc.

Verstappen fitoi edhe Grand Prix-in e Hungarisë, e cila thuajse i siguron fitoren e kampionatit për të dytën herë radhazi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore