Sport

Fernandez: Nëse Real Madrid-i nuk më ofron kontratë, do të largohem në ndonjë ekip larg Spanjës


Mbrojtësi i Real Madrid-it, Nacho Fernandez, do të largohej nga klubi vetëm për t’u transferuar jashtë vendit, raporton Diario AS, dhe duhet të vendosë midis marrëveshjes për një kontratë të re këtë verë ose pranimit të një oferte më të lartë nga jashtë, ku ai mund të luaj më shumë minuta.

33-vjeçari – forma mbresëlënëse e të cilit kohët e fundit u shpërblye me një vend në skuadrën e Spanjës këtë javë – është një lojtar që kërkon të qëndrojë vetëm në një klub, pasi ka kaluar nga akademia e Madrid-it.

“Çdo verë flas me klubin dhe familjen time dhe marrim një vendim”, tha qendërmbrojtësi të mërkurën.

“Të kesh një kontratë ose jo nuk do të ndikojë në vendim. Kjo do të vijë kur të flas me klubin… Natyrisht nëse gjërat shkojnë ashtu siç janë për momentin, do të jetë aq e lehtë sa ka qenë në vitet e fundit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore