Jetesë & Stil

Fermerët kanë në dorë mënyren si të ushqehemi


Viti i kaluar ishte tepër i vështirë për ata që punojnë në industrinë ushqimore.

Fermerët, dhe zgjedhjet që ne bëjmë krahas tyre si konsumatorë, do të kenë një ndikim domethënës në ndryshimin e klimës. Nga ana tjetër, bujqësia më e mirë do të përmirësojë shëndetin global.

Fermerët janë kujdestarë të rëndësishëm të pjesës më të madhe të tokës në botë. Ata menaxhojnë “pothuajse tre të katërtat e tokës në Angli, duke prodhuar ushqim për njerëzit sot dhe duke mbrojtur tokën për gjeneratën e ardhshme”, thotë Emma Howard Boyd, kryetare e Agjencisë së Mjedisit.

Globalisht, gjysma e tokës së banueshme të botës aktualisht përdoret në bujqësi. “Shumë përgjegjësi për menaxhimin e këtyre çështjeve bie mbi shpatullat e tyre. Ata kanë nevojë për më shumë mbështetje nga shoqëria e gjerë për të marrë vendime të mira dhe për të vazhduar më tej.”

“Urgjenca e klimës gjithnjë e më shumë do të na zhvendosë nga një ekstrem në tjetrin dhe uji, do të jetë një shqetësim i madh”, thotë Howard Boyd.

Ndërsa efektet e thatësirës në cilësinë e tokës dhe rrezikun nga zjarret janë më të dukshme, shumë ujë sjell problemet e veta. Rritjet e reshjeve kontribuojnë në më shumë ndotje nga fermat që lahen në mjedis më të gjerë. Veçanërisht në sektorin e qumështit. Zgjidhja, thotë Howard Boyd, duhet të jetë multidisiplinare, duke përfshirë stimulimin financiar të praktikave të qëndrueshme të bujqësisë. Po ashtu krijimin e habitateve për rimëkëmbjen e natyrës dhe krijimin e pyjeve të reja.

Për ata fermerë që punojnë në klimë më të thatë se Britania, ndryshimi i klimës po rezulton në degradim të tokës. Ndërkohë cilësia e tokës që po kultivohet po zvogëlohet. Degradimi i tokës prek pothuajse gjysmën e popullsisë së botës. Kjo pasi toka gërryhet dhe lëndët ushqyese shterojnë. Sfida për fermerët është të kthejnë këtë trend ndërsa ushqejnë një popullsi në rritje.

Sidoqoftë, ekziston një problem që duket në një të ardhme jo shumë të largët. Nëse vazhdojmë të vëmë kaq shumë përgjegjësi te fermerët: bujqësia do të bëhet një punë gjithnjë e më e modës./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore